Opozita e inkriminuar nuk mund ta bllokoj Vettingun!

Opozita e inkriminuar nuk mund ta bllokoj Vettingun!

Gani Qarri

  • 22 November 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Përkundër propagandës së trishtë të shpërndarë ditë më parë, me qëllim të mjegullimit të së vërtetës, nga partitë e inkriminuara politike në opozitë, për kinse kundërshtimin nga BE dhe Komisioni i Venecias të Draftligjit Vetting të finalizuar nga Qeveria, gjatë ditës së premte, në vendin tonë kanë qëndruar vet ekspertët e Venecias të cilët në Prishtinë kanë mbajtur takim pune me Ministren e Drejtësisë dhe stafin e gjerë profesional, si dhe kanë zhvilluar konsulta të afërta, ndërmjet veti për finalizimin me sukses të reformës së drejtësisë në Kosovë.

 Pas fillimit të bashkëpunimit konkret të Ministrisë së drejtësisë me ekipin profesional të komisionit të Venecias, përveç dështimit të propagandës  shpifëse e penalizuese të partive të inkriminuara opozitare, finalizimi i procesit Vetting, përfundimisht po merr rrugë drejtë kurorëzimit të sigurt.  Po ashtu, në takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias, raportohet së është diskutuar edhe pakoja e plotë e projektligjeve, duke filluar pikësëpari me pikënisje te prokuroria dhe theks të veçantë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka çaluar më së shumti, bashkë me komplet sistemin e kapur të drejtësisë në vend. Ekspertëve të Venecias u është bërë me dije se në fakt edhe para 4 viteve në Kosovë ka nisur një analizë e "detajuar" për identifikimin e problemeve në sistemin e drejtësisë, por një analizë e vërtetë, vetëm këtë vit dhe mandatin aktual qeverisës, është kurorëzuar me strategjinë për sundimin e ligjit, ku përveç Ministrisë së Drejtësisë dhe ekspertëve të shumtë, kanë marrë pjesë edhe institucionet tjera, përfshi shoqërinë civile dhe partnerët tanë ndërkombëtar. 

Ministrja Haxhiu ka sqaruar se reformimi i KPK-së, vjen si domosdoshmëri e identifikuar në Strategjinë ndër-sektoriale për sundimin e ligjit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të munguar për gjithë këto vite, në drejtësi, transparencës dhe llogaridhënies në sistem prokurorial, e në veçanti në KPK, si organ mbikëqyrës, për të evituar menaxhimin korporatist në KPK dhe arritjen e balancës në KPK me përfaqësim të barabartë të anëtarëve prokurorë dhe jo prokurorë. Pra kjo është konsulenca profesionale ndërkombëtare, e cila është vendimtare në këtë proces, në mënyrë që reforma me Vetting të jetë e suksesshme, si dhe të depolitizohet e dekriminalizohet në tërësi sistemi i drejtësisë, që për dy dekada ishte i kapur nga mafia politike, rrjetet kriminale dhe grupet e ngushta të interesit, të cilat dirigjonin çdo gjë, deri te diktimi i nxjerrjes së vendimeve në prokurori dhe gjykatat e vendit. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".