“A do ia falje tradhtinë?”/ Bashkëshortja e Shpat kasapit i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve, zbulon nëse do të organizojë dasmë me këngëtarin

  • G.G /
  • 22 November 2021 - 11:17
“A do ia falje tradhtinë?”/ Bashkëshortja e Shpat kasapit i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve, zbulon nëse do të organizojë dasmë me këngëtarin

Sejvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, ka zbuluar herë pas here detaje rreth shtatzënisë, gjatë bisedave virtuale me ndjekësit në rrjete sociale. Së fundmi, grimierja ka treguar se muajt e parë të pritjes së ëmbël nuk kanë qenë të lehtë për të.

Selvija zbuloi mbrëmë se deri në fund të muajit të katërt ka pasur probleme me të vjellat. Megjithatë, ky siklet ka kaluar dhe tashmë kur mundohet ta kujtojë, i duket sikur nuk ka “vuajtur” aq shumë.

Përveç pyetjeve rreth shtatzënisë, Jao nuk i shpëtoi edhe atyre në lidhje me bashkëshortin e saj, këngëtarin Shpat Kasapi. E pyetur nëse do t’ia falte tradhtinë, Selvija u përgjigj: “Jetoj me ligjin e Kanunit. Kush e di, e di për çfarë po flas”, shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot. Kështu, ajo nënkuptoi se nuk e fal tradhtinë.

Çifti i tha “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit këtë vit, por fansat e tyre janë kuriozë të dinë nëse do të organizojnë një dasmë pas lindjes së djalit.

“Me Shpatin në jetën time, dasmë kam çdo ditë. Nuk e kemi menduar ende, por që do e shohim”,- u përgjigj Selvija, duke e lënë të hapur mundësinë e një ceremonie të bukur martesore.

(Kosova Sot Online)