Ndizen sërish dyshimet për Adrola Dushin dhe Capital T

  • G.G /
  • 22 November 2021 - 12:27
Ndizen sërish dyshimet për Adrola Dushin dhe Capital T

Adrola Dushi dhe Capital T prej kohësh përfliten për një lidhje dashurie.

Megjithëse mohohet dhe kohë pas kohe zërat pushojnë, sërish del diçka që zgjon dyshimet e fansave.

Së fundmi Capital T po mban një tur koncertesh nē SHBA dhe Adrola nuk ka munguar.

Modelja ka qenë bashkë me mikeshën e saj Kristinën në koncertin e mbrëmshëm të reperit me Elvana Gjatën.

Kjo është kuptuar përmes postimeve të Kristinës.Postimet nga vet Adrola kanë munguar por mësohet se ajo ka qenë edhe në disa prej koncerteve tjera të Capital T përtej oqeanit.

Përkundër që kanë thënë se janë vetëm shokë, me detajet që fansave nuk u ikën zor të bindet se nuk ka diçka më shumë.

(Kosova Sot Online)