Cardi B çudit me kombinimet e guximshme në ndarjen e çmimeve muzikore

  • G.G /
  • 22 November 2021 - 16:19
Cardi B çudit me kombinimet e guximshme në ndarjen e çmimeve muzikore

Cardi B i u gjend mbrëmë në rolin e prezantueses së ceremonisë së “American Music Awards” në vitin 2021 dhe që në fillim ishte e qartë se do të flitej për kombinimet e saj të modës.

Reperja kishte veshur një kombinim veshjesh avangarde në tapetin e kuq, e veshur me një fustan të zi dramatik të nusërisë me vello, të firmosur nga Schiaparelli , dhe poshtë të cilit dallohej  një maskë e artë.

Cardi ka treguar vazhdimisht se moda është e rëndësishme për të dhe gjatë mbrëmjes ka ndryshuar 6 herë.

(Kosova Sot Online)