Këtë duet se prisnim! Bashkohen dy zërat e ëmbël, Ylli Limani dhe Ermal Fejzullahu

  • G.G /
  • 23 November 2021 - 10:40
Këtë duet se prisnim! Bashkohen dy zërat e ëmbël, Ylli Limani dhe Ermal Fejzullahu

Ylli Limani dhe Ermal Fejzullahu janë ndër zërat më të ëmbël të muzikë shqiptare.

Dy këngëtarët e suksesshëm gjithmonë kanë ardhur me HIT-e romantike dhe tashmë ata janë bashkuar bashkë dhe një super HIT pritet të vij.

Ylli Limani ka paralajmëruar këngën “As1 Minutë” në rrjetin social Instagram.

Ermali gjithashtu e ka konfirmuar.

Ermal Fejzullahu nuk pëlqehet vetëm nga vajzat e thjeshta për këngët e tij të dashurisë, por kujtojmë se ai ka qenë dhe “crush”-i i parë i këngëtares së njohur, Elhaida Dani.

 “Ka qenë Ermal Fejzullahu, sepse në ato vite Ermali merrte pjesë në festivalet shqiptare dhe ishte shumë i famshëm. Unë ia këndoja të gjitha këngët”, ka thënë Elhaida duke sjellë në kujtesë hitin e artistit, “Për një dashuri”.

Projekti i fundit i Ermalit është bashkëpunimi me Gjiko-n, “Sa t’kom dasht”, këngë e cila është sukses i padiskutueshëm me 17  milion klikime, ndërsa projekti i fundit i këngëtarit Ylli Limani është super bashkëpunimi me Elvana Gjatën: E di x Marre, këngë të cilat ishin HIT veror dhe dëgjohen ende.

Mezi presim bashkëpunimin e dy yjeve!

(Kosova Sot Online)