Bebe Rexha: Muzika më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë

  • A.P /
  • 24 November 2021 - 21:01
Bebe Rexha: Muzika më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha publikon gjithmonë këngë që kthehen menjëherë në hite.

Përmes një postimi në Instagram, ajo foli për tre projektet e saj që tashmë e kanë kaluar shifrën prej 1 miliardë klikimeve.

“In the Name of Love”, “Me, Myself&I”, dhe “Meant to Be” janë këto tri këngët që e bën Beben njërën nga artistet më të pëlqyera.

“Nuk mund ta besoj se sa shumë muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë”, është një pjesë e përshkrimit të fotografisë ku 3 vendet e para janë zënë me këngët e Rexhës.

(Kosova Sot Online)