Tuna shpërndan postimin për ditën e zisë të Besa Kokëdhimës

  • A.P /
  • 24 November 2021 - 22:15
Tuna shpërndan postimin për ditën e zisë të Besa Kokëdhimës

Këngëtarja Besa Kokëdhima bëri sot një postim në rrjetet sociale ku kritikonte shtetin shqiptarë që nuk e kanë bërë një “Ditë zie” për 46 viktimat shqiptare në një aksident trafiku në një autobus në Bullgari.

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria ishin sot tri shtetet të cilat kanë shpallur ditë zie në shenjë “ngushëllimi” për viktimat shqiptare në një aksident që ndodhi dje në Bullgari.

Por, këtë nuk e ka bërë Shqipëria dhe njëra prej këngëtarëve me në emër në Shqipëri, Besa Kokëdhima ka reaguar duke e quajtur turp vendimin që mos të këtë “Ditë zie” në Shqipëri.

“46 bashkëkombas humbën jetën. Bullgaria, Maqedonia e Veriut & Kosova kanë shpallur ditë zie. Po shteti amë? Turp”, u shpreh Kokëdhima.

Të njëjtin postim të Besës në profilin e saj e ka shpërndarë edhe këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu – Tuna.

Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm autoritetet bullgare raportuan se të paktën 45 veta vdiqën kur një autobus u përfshi nga flakët të martën në Bullgarinë perëndimore.

Image


(Kosova Sot Online)