Adele i dhuron mësueses së saj të shkollës së mesme një biletë

  • A.P /
  • 26 November 2021 - 16:39
Adele i dhuron mësueses së saj të shkollës së mesme një biletë

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Adele i ka dhuruar mësueses së saj të shkollës së mesme një biletë për ta parë atë në koncertin e saj në Hyde Park.

Një burim tregoi për“The Sun” se pas ribashkimit , ajo mendoi që t’i dhuronte bileta për të dhe familjen e saj që të mund ta shohin në ‘BST Hyde Park’ vitin e ardhshëm. “Ribashkimi i Adele me zonjën McDonald preku zemrat e të gjithëve që e panë, por askujt më shumë se vetë Adele. Pastaj audienca e ITV-së me ekipin e saj mori numrin e zonjës McDonald në mënyrë që Adele të mund të kontaktonte përsëri. Ajo tani i ka ofruar biletat me vlerë 500 £ secila asaj dhe familjes së saj për koncertet në ‘BST Hyde Park’ në Londër.

Adele dëshiron të sigurohet që ajo dhe familja e saj të kalojnë kohën më të mirë ndonjëherë dhe nuk dëshiron asgjë më shumë se të trajtojë mirë zonjën McDonald”, u shpreh burimi.Këngëtarja e njohur u ribashkua me mësuesen e saj të anglishtes, zonjën McDonald, gjatë koncertit të saj në ITV “An Audience With Adele”, e cila u transmetua fundjavën e kaluar, pasi ajo lavdëroi gruan që ishte një frymëzim për të kur ajo ishte duke u rritur.

(Kosova Sot Online)