A janë ende bashkë Priyanka Chopra dhe Nick Jonas!

  • A.P /
  • 26 November 2021 - 17:06
A janë ende bashkë Priyanka Chopra dhe Nick Jonas!

Aktorja indiane, Priyanka Chopra i ka dhënë fund dyshimeve për një ndarje të mundshme nga këngëtari i muzikës pop,  Nick Jonas dhe siç vihet re, çifti janë bashkë.

Chopra, kishte ndezur thashethemet në publik, pasi në profilet e saj të mediave sociale kishte fshirë mbiemrin “Jonas”, të cilin e ka mbajtur që nga koha kur dyshja kishin celebruar dashurinë e tyre.

Tanimë, në mediat sociale, ajo mund të gjendet vetëm si Priyanka Chopra, por kjo nuk ka të bëjë asgjë me çiftin të cilët muajin që vjen do të festojnë përvjetorin e tretë të martesës së tyre.

Gjithsesi, për t’i hedhur poshtë zërat që qarkullonin poshtë e lartë, duke aluduar për një ndarje të mundshme, Pryanka ka publikuar një video në llogarinë e Instagram-it, brenda të cilës nuk ka hezituar ta quaj Nick-un, “burrë të saj”.

Ylli i Matrix Resurrections po promovonte shfaqjen komike “Netflix Is A Joke”, ku po bënte humor me Nick-un dhe vëllezërit e tij, Joe dhe Kevin. Në një postim për 70 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Priyanka ndau një video një minutëshe të saj duke thënë gjëra qesharake në treshen.

(Kosova Sot Online)