Instagrami ia shlyen fotot, Madonna i poston prapë

  • G.G /
  • 27 November 2021 - 10:28
Instagrami ia shlyen fotot, Madonna i poston prapë

Madonna (63) ka kritikuar shumë Instagramin të cilët larguan fotot e saj provokative duke e krahasuar këtë kompani me politika “seksiste” dhe “false”

Këto ajo i ka thënë për “Native Americans” gjatë Ditës së Falënderimeve

Madonna ka kritikuar Instagramin për fotot eksplicite të cilat ajo i kishte shpërndarë në llogarinë e saj të mërkurën në mbrëmje.

Në një seri fotosh, këngëtarja 63 vjeçare ka pozuar në krevat duke bërë edhe foto nudo por edhe provokative.

Të enjten, Madonna ka ripostuar versionin e redaktuar të fotove por ajo e ka cilësuar “seksist” Instagramin për shlyerjet e fotove të saj.

Ajo ka thënë se fotot janë larguar nga platforma “pa bërë ndonjë paralajmërim” ku ajo kishte shfaqur thithkën e saj në njërën prej fotove të saj.

Megjithatë, rregullat e Instagramit e thonë qartë që nudizmi nuk lejohet në përjashtim të dhënies gji fëmijëve, imazheve që kanë të bëjnë më shëndetin ku bënë përjashtim kjo rregull! 

(Kosova Sot Online)