Historia që e lidh Shpat Kasapin me një aksident që kishte ndodhur në të njëjtin vend në Bullgari

  • A.P /
  • 28 November 2021 - 11:19
Historia që e lidh Shpat Kasapin me një aksident që kishte ndodhur në të njëjtin vend në Bullgari

Kjo javë ka qenë vërtetë e trishtë, pasi një autobus me plot shqiptarë që udhëtonte nga Maqedonia e Veriut për në Stamboll, pësoi një aksident në Bullgari.

Ngjarja në fjalë ja 45 të vdekur dhe shtatë të lënduar, teksa për rastin pati reagime të shumta deri edhe në mediat ndërkombëtare.

Disa ditë pas ngjarjes, këngëtari i njohur shqiptar me prejardhje nga Shkupi, Shpat Kasapi, ka zgjedhur që të ndajë me fansat e tij një histori shumë interesante që e lidh atë me një aksident të ngjashëm të shumë viteve më parë.

Ai ka parë në të shpërndarë në rrjetin social TikTok një mesazh, ku citohet se si babai i tij i ndjerë, kishte ndihmuar disa njerëz nga një aksident i ngjashëm që kishte ndodhur rreth 40 vite më parë, çuditërisht në po të njëjtin vend.

“Histori e vërtetë që ka ndodh para 40 vitesh në Bullgari aksident tragjik humbin jetën shumë njerëz, një djalë nga Tetova shpëton dhe për ndihmë i shkojnë i ndjeri babai i Shpat Kasapit, Z.Naimi tregon mami im. Shteti nuk i paska ndihmuar për spital, të gjitha shpenzimet i paska paguar babai i Shpatit, si thotë mami im i njëjti vend ka qenë ku janë aksidentuar këta njerëz tash edhe atëherë”, shkruhet në mesazhin që këngëtari e ka ndarë me ndjekësit.

Shpati ka shkruar se ka ngelur i habitur nga kjo histori për faktin se nuk e kishte ditur më parë, por që nuk është befasuar nga gjesti i babait – pasi gjithmonë e ka njohur si një njeri human.

“Nuk e prisja këtë bamirësi nga babai im i ndjerë që është bërë virale dhe mua më erdhi befasi! Por kjo befasi nuk është e rastësishme sepse babai im ka ndihmuar shumë njerëz. Kjo thjeshtë dëshmon që pas 30 vitesh i doli e mira në shesh dhe Zoti e shpërbleftë dyfish në xhenet ishalla”, ka shkruar këngëtari Kasapi.

Image

(Kosova Sot Online)