Bebe Rexha nuk e harron traditën, ‘e djeg’ në dasmë me valle e këngë shqiptare

  • G.G /
  • 29 November 2021 - 12:39
Bebe Rexha nuk e harron traditën, ‘e djeg’ në dasmë me valle e këngë shqiptare

Bebe Rexha është një nga vajzat që krenon çdo shqiptar me arritjet e saj artistike, por edhe me dashurinë që tregon herë pas here për vendlindjen.

Këngëtarja ndan herë pas here detaje që dëshmojnë origjinën e saj dhe nuk mungon as në raste të dasmave në familje.

Së fundi ajo ka postuar disa video pasi ka qenë në një dasmë shqiptare dhe duket se e ka shijuar shumë. Bebe ka ndarë pamje me njerëzit që kërcejnë dhe nuk ka humbur rastin as të tregojë veshjen e saj, me të cilën shkëlqente.

Krijuesja e hitit “I’m a mess” ka treguar herë pas here se është tepër krenare që është shqiptare dhe nuk humbet rastin për ta treguar. Bebe ndan shpesh foto nga fëmijëria e saj në vendlindje dhe ka pranuar madje se është një fanatike e gatimeve shqiptare.

O Zot i madh, unë e dua ushqimin shqiptar. Me të vërtetë i dua të gjitha ato që përfshihen në kuzhinën tonë tradicionale. Mua më pëlqen shumë ‘bureku’ dhe ‘fasulet’ dhe thjesht e dua shumë ushqimin shqiptar, por ‘bureku’ është i preferuari im. Pastaj më pëlqen ‘flija’, kështu që ato janë të preferuarat e mija dhe ne gjithmonë i bëjmë ato gjatë gjithë kohës në shtëpinë time. Unë di t’i gatuaj. Gjatë karantinës në të vërtetë po mësoja si ta gatuaja. Unë nuk bëra një punë edhe aq të shkëlqyeshme, por ishte në rregull. Por ju e dini, unë gatuaj pjesën më të madhe të kohës vetë, dhe vërtetë e dua ushqimin shqiptar. Unë e dua gatimin, si dashurinë”, ka treguar Bebe gjatë një interviste.

(Kosova Sot Online)