Leonora Jakupi vlerësohet me një certifikatë të shoqatës

  • A.P /
  • 29 November 2021 - 14:32
Leonora Jakupi vlerësohet me një certifikatë të shoqatës

Përveçse një ndër këngëtaret më të mira, Leonora Jakupi vlerësohet si një ndër gratë më joshëse të estradës. Njihet për hitet e shumta muzikore megjithëse kohët e fundit ka bërë një pauzë nga muzika. Së fundmi, ajo është vlerësuar nga diaspora për kontributin e saj në muzikë me një certifikatë mirënjohje.

Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja me ndjekësit e saj në Instagram. “Nder i mërgatës shqiptare” iu dhurua nga shoqata “Nënë Tereza”, në Namur të Belgjikës. “Ka krijuar individualitetin e saj duke pasuruar fondin muzikor kombëtar. Si një artiste e kompletuar që është dhe simbol i hijeshisë dhe bukurisë dardane.”, thuhet në certifikatë.

Image


(Kosova Sot Online)