Leonora Jakupi dhe Asim Gashi sjellin këngën e re

  • A.P /
  • 29 November 2021 - 20:29
Leonora Jakupi dhe Asim Gashi sjellin këngën e re

Pas potpurisë së vitit të kaluar që rezultoi jashtëzakonisht suksesshëm, Leonora Jakupi dhe Asim Gashi bashkuan sërish forcat  për një tjetër projekt.

Dyshja kanë realizuar një tjetër potpuri në prag të festave të fundvitit, e cila përbëhet nga disa këngë të vjetra që i rikthyen të përpunuara.

Në vetëm pak orë nga publikimi projekti mori pëlqyeshmëri të madhe dhe pritet të tejkalojë suksesin e potpurisë së kaluar, e cila në kanalin “Youtube” numëron më shumë se 17 milionë klikime.

(Kosova Sot Online)