Rama lë pa fjalë Fifin reagon këngëtarja

  • A.P /
  • 30 November 2021 - 14:56
Rama lë pa fjalë Fifin reagon këngëtarja

Kryefjala e lajmeve ditën e sotme ka qenë pikërisht një video e postuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama. Në të paraqiten disa pamje magjike nga Valbona, shoqëruar në sfond me këngën më të fundit të Fifit.

“Diell” ka bërë që video të komentohet pafund. Madje për këtë ka reaguar edhe producenti Flori Mumajesi, i cili i ka ftuar të gjithë ta shijojnë, pasi nuk ka lidhje me politikën.

Ndërkohë, pak minuta më parë, ka qenë vetë Fifi që e ka ripostuar në Instastory, shoqëruar me disa ‘emoji’. Këngëtarja ka treguar se ka mbetur pa fjalë.

“Pa fjalë”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se është shumë e entuziazmuar.

Image


(Kosova Sot Online)