Diva Adelina për Adriana Matoshin: Mos gabo me u dorëzu jemi shumë që të duam

  • A.P /
  • 30 November 2021 - 23:15
Diva Adelina për Adriana Matoshin: Mos gabo me u dorëzu jemi shumë që të duam

Aktorja e njohur Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në Facebook, ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Matoshit i kanë dalur në mbështetje shumë kolegë aktorë, këngëtarë, deputetë, miq e mijëra njerëz të cilët përmes komenteve të ndryshme në rrjete sociale i kanë uruar shërim të shpejt.

Me këtë rast nuk ka munguar as mbështetja nga Diva e muzikës Adelina Ismaili, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj sociale ka shkruar: Mos gabo me u dorëzu: Jemi shumë që të duam zemër.

Image


(Kosova Sot Online)