"Mehmet Kosova" baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit

  • G.G /
  • 02 December 2021 - 10:13

Sinem Kobal dhe Kenan İmirzalıoğlu, i njohur për shqiptarët nga roli i tij si Ezel, 5 vite më parë i bashkuan jetën me një dasmë madhështore. Çifti, i cili vitin e kaluar mori në krahë fëmijën e tyre të parë Lalin, tashmë është në pritje të fëmijës së dytë.

Tashmë është zbuluar edhe gjinia e bebit të  dytë të çiftit. Kobal, e cila është 3 muajshe shtatzënë shkoi te mjeku një ditë më pare dhe mësoi se do të ketë një vajzë tjetër.

Dyshja kanë shprehur më herët emocionin e tyre për prindërimin duke thënë: “Të jesh nënë dhe baba është një nga gjërat më të bukura në këtë botë, Zoti ua dhëntë të gjithëve”.

Lajmi se çifti do të bëhen prindër për herë të dytë u konfirmua pak kohë më parë. Ata jën prindër të një vajze të quajtur Lalin, e cila erdhi në jetë rreth një vit më parë. Me lindjen e vajzës së parë, Kenan i bleu bashkëshortes një vilë supërluksoze që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro. Me një dhuratë të tillë në shtatzëninë e parë, jemi shumë kuriozë të shohim se çfarë do t;i dhurojë ai nënës së fëmijëve të tij këtë herë.

(Kosova Sot Online)