Christina Aguilera shpallet ikonë e muzikës

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 15:12
Christina Aguilera shpallet ikonë e muzikës

Këngëtarja e njohur Christina Aguilera ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat e saj.

Përmes rrjetit social, Instagram, ajo ka zbuluar se do të shpallet ikonë e muzikës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards” .

“Është nder për mua të fitojë çmimin e parë të ikonës së muzikës, këtë vit në PCA. Jam e entuziazmuar të rikthehem në skenën e People’s Choice Awards dhe të festojmë më 7 dhjetor”, ka shkruar Aguilera . Këngëtarja është e njohur për disa nga këngët e saj si: “Fighter” ,“Beautiful”, “Genie In A Bottle” si dhe “Hurt”.

(Kosova Sot Online)