Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj publikojnë duetin 'Anash & Doja'

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 22:06
Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj publikojnë duetin 'Anash & Doja'

Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëruan këngën e re por në fakt nuk bëhet fjalë për një. Ata sapo kanë publikuar dy këngë në një me titull “Anash & Doja”. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe rikthen Flori Mumajesi pas ‘Nina’, që u publikua gjatë kësaj vere.

Sigurisht këngët janë shoqëruar me videoklip dhe dyshja duken mjaft bukur. Anxhelina është shprehur se kjo është dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindje pasi sot feston 29-vjetorin. “Nuk mund të merrja dhuratë më të bukur për ditëlindje!

Faleminderit @iamflorimumajesi që ke dhënë pjesë të shpirtit tënd në këto këngë që të dy ne i duam kaq shumë.”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)