Deshi, s’deshi, u dorëzua! Rihanna i përgjigjet lajmeve për shtatzëninë e saj

  • G.G /
  • 03 December 2021 - 10:40
Deshi, s’deshi, u dorëzua! Rihanna i përgjigjet lajmeve për shtatzëninë e saj

Thuhej se këngëtarja nga Barbados, “Bad Gal Riri”, ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë me partnerin Asap Rocky.

Superylli që u shfaq në vendlindjen e saj këtë javë, ku u nderua si një “Heroinë Kombëtare e Barbados”. Menjëherë pas kësaj nisën spekulimet se ajo mund të jetë shtatzënë, pasi barku i këngëtares dukej disi i rrumbullakosur.

“Rihanna është shtatzënë, ajo ka një bark të madh dhe po duket. Jam shumë i emocionuar”, tha burimi për MTO News.

Një tjetër burim zbuloi se punonjësit u informuan të mos pinin duhan brenda mjedisit pasi ajo synon ta sjellë fëmijën e saj në një “ambient të shëndetshëm”.

“Punonjësit janë informuar në shtëpinë e tyre se nuk lejohet pirja e duhanit. Rihanna është shtatzënë dhe dëshiron ta sjellë fëmijën e saj në një mjedis të shëndetshëm”, tha burimi i dytë.

   

Pooor, asgjë s’paska qenë e vërtetë! Si gjithmonë, duket se RiRi ka thjesht ca kile më tepër.

Ajo “iu dorëzua” fansave të saj në Instagram, teksa dikush i kishte kërkuar të ishte pjesë e festës së ‘baby shower’.

”A mund të vij te festa e bebit tënd? E vërtetë apo jo, fëmijët e tu do të jenë të bukur,”

“Ti nuk ke ardhur as në 10 festat e mëparshme”- iu përgjigj diva, duke lënë të kuptohet se as kësaj here s’ka asgjë, megjithëse e bëjnë çdo vit shtatzënë.

Epo, për bebin duhet të presim ende! Çifti s’paska gjë në plan!

(Kosova Sot Online)