Rita Ora e lumtur sa më s’ka në krahët e partnerit – çifti kthehen sërish në qytetin ku u dashuruan

  • G.G /
  • 03 December 2021 - 12:10
Rita Ora e lumtur sa më s’ka në krahët e partnerit – çifti kthehen sërish në qytetin ku u dashuruan

Ata filluan të takoheshin në mars pas njohjes në Sydney.

Dhe Rita Ora dhe Taika Waititi janë rikthyer sërish në qytetin ku u dashuruan, shkruan DailyMail.

Çifti dolën për një natë takimi në restorantin “Chiswick” në Woollahra të enjten, menjëherë pas përfundimit të karantinës në shtëpi.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 31 vjeçe, dukej elegante me një veshje prej dy pjesësh me një fund të zi të çarë nga kofshët dhe një bluzë të shkurtër.

Ajo e kompletoi veshjen e saj me një xhaketë lëkure dhe i fshiu kapi flokët e saj në stilin topuz.

Regjisori Taika, 46 vjeç, kishte veshur një këmishë blu të lyer me bojë të vendosur mbi një këmishë tjetër ngjyrë bezhë, të cilën e kombinoi me pantallona të zeza.

Çifti besohet se kanë fluturuar për në Sydney diku javën e kaluar dhe kaluan kohë në karantinë në shtëpi pas mbërritjes së tyre në përputhje me rregullat e COVID-19.

Ata u panë në karantinë të mërkurën në një postim në Instagram të shpërndarë nga trajneri personal i Ritës, Jono Castano, i cili po i udhëhiqte ata gjatë një seance trajnimi në ‘Zoom’.

Rita ndodhet në Australi për të xhiruar “The Voice: Generations” dhe sezonin tjetër kryesor të “The Voice Australia”, i cili fillon prodhimin këtë fundjavë.

(Kosova Sot Online)