Pse nuk po reagon Bora Zemani, flet ish-banorja e “Big Brother Vip”

  • G.G /
  • 03 December 2021 - 13:56
Pse nuk po reagon Bora Zemani, flet ish-banorja e “Big Brother Vip”

Pas gjithë këtyre situatave të cilat ndodhën ditëve të fundit mes Donaldit dhe Beatrixit, të gjithë po e presin një reagim nga Bora Zemani.

Qysh kur filloi flirtimi mes Donaldit dhe Beatrixit nuk ka pasur asnjë reagim nga Bora Zemani, madje nuk ka postuar as foto dhe video që i përkasin emisionit “Për’puthen”.

Së fundi, ish- banorja e Big Brother Vip Paloma ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit dhe kur u pyet për Borën nuk hezitoi të përgjigjej.

“Do doja një mesazh nga Bora që ta di si ndihet dhe pse nuk na tha gjë qe 4 ditë”, u shpreh një ndjekëse.

“Heshtja është virtyt i njerzëve intelegjent”, i’a ktheu Paloma.

Kjo do të thotë se Bora Zemani ka zgjedhur heshtjen si mënyre të fortë për këto situata të cilat po kritikohën në masë të madhe.

(Kosova Sot Online)