Kejvina Kthella martohet në fshehtësi?

  • A.P /
  • 03 December 2021 - 15:08
Kejvina Kthella martohet në fshehtësi?

Kejvina Kthella është një nga vajzat e famshme shqiptare më të ndjekura në Instagram. Ajo është shumë aktive, ku ndan herë pas here foto dhe video të ndryshme.

Së fundmi, modelja i ka befasuar të gjithë, pasi ka ndarë një video, ku ka treguar një unazë që mban në gisht duke iu referuar si unaza e martesës.

“E martuar”, ka shkruar ajo krahas videos, duke bërë që të gjithë të nisin nga aludimet.

Nuk dihet nëse kjo është një shaka e bukuroshes, apo i ka dhënë fund beqarisë në fshehtësi. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.

Image

(Kosova Sot Online)