I dashuri publikon foton e Adriana Matoshit pas operimit

  • A.P /
  • 03 December 2021 - 16:14
I dashuri publikon foton e Adriana Matoshit pas operimit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, në fillim të kësaj jave ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një operimi, për shkak se i është rikthyer tumori në tru.

Pas operacionit, familjarët kanë njoftuar se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Sot, i dashuri i saj ka publikuar edhe një fotografi të Matoshit, pas operimit.

Të hënën deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në Facebook, ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh, raporton Express

Matoshi ka shkruar se para nëntë vitesh kur ishte diagnostikuar me tumor, ka qenë shtatzënë.

Ajo ka shkruar se as atëherë nuk është dorëzuar. Ajo thotë se dashurinë për jetën e kishte më të madhe se frikën nga vdekja. 

Image

“Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at’her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten, me e njofte forcen e brendshme edhe me e pa dashnine e sinqeritetin e njerzve rreth vetes. Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n’kete jete. Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m’ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t’madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmite, prind, m’pritke puna, projektet…”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

“Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes… I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here. E falenderoj Zotin qe n’krejt kto sfida po m’jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja. Besoj qe ne fund t’javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni”, ka shkruar ajo.

Matoshi ka porositur të gjithë që ta duan vetën dhe jetën. Thotë se asnjë sukses në jetë nuk vjen para shëndetit.

“JU DUA FORT . Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN. Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten. N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.  Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve.  N’fund te javes qe e kemi fatin e degjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhe me vullnetin e Zotit edhe perkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama e as parja”, ka shkruar Matoshi.

(Kosova Sot Online)