Big Mama banorja më e re e Big Brother Albania VIP

  • A.P /
  • 03 December 2021 - 23:41
Big Mama banorja më e re e Big Brother Albania VIP

Shtëpisë së Big Brother VIP i janë bashkuar edhe dy banorë të rinj.  

Një nga ta është këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, e cila nis rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nga sonte (3 dhjetor).

Ajo ka një karrierë të suksesshme si këngëtare dhe prezantuese, ndërsa tha se po hynë në shtëpinë e famshme për të sjellë një energji tjetër brenda.

Ndërsa, surfisti i njohur shqiptar, Kaudio Nika, është banori tjetër që nga sonte fillon garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ndërkohë, sonte rrugëtimi në BBV ka mbaruar për këngëtarin Valon Shehu, i cili nisi garën rreth dy javë më parë.


Ndryshe, në spektaklin e Big Brother VIP, fokusi kryesor ishte tek lidhja e re e dashurisë mes Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. 

(Kosova Sot Online)