'Lulja juaj e preferuar', Kida realizon fotosesionin e radhës, lë ndjekësit pa fjalë

  • G.G /
  • 04 December 2021 - 14:21
'Lulja juaj e preferuar', Kida realizon fotosesionin e radhës, lë ndjekësit pa fjalë

Kida është padyshim një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të kërkuara të momentit në vend.

Ajo mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmjeve të shumta muzikore edhe gjatë kësaj sezone, e të cilët janë kryesisht në diasporë.

Por, krahas kësaj Kida është duke punuar drejt finalizimit të albumit, që do të jetë i parë në karrierë.

Nisur nga kjo, krijuesja e hitit “Drunk” ka paralajmëruar projektet e reja në mënyra të ndryshme dhe mjaft të veçanta.

Pas publikimit të një video, në të cilën shihen vetëm petalet e një lule të bardhë, së fundmi këngëtarja ka realizuar edhe një fotosesesion unik.

Kida shihet pa sytjena, e veshur me një kostum lëkure, xhaketë të shkurtër dhe pantallona me të njëjtën ngjyrë, në të cilën në fokus ishte dekolteja e hapur, ndërsa shihet e rrethuar me lule të bardha.

"Lulja juaj e preferuar”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e imazheve, duke mos dhënë detaje rreth projekteve të reja.

(Kosova Sot Online)