DJ PM dhe Dagz të gatshëm të heqin dorë nga çmimi prej 100 mijë eurosh për pasaportë shqiptare

  • 04 December 2021 - 14:33
DJ PM dhe Dagz të gatshëm të heqin dorë nga çmimi prej 100 mijë eurosh për pasaportë shqiptare

Që me hyrjen e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP, dyshja PM dhe Dagz kanë sjell një atmosferë ndryshe brenda shtëpisë.

DJ-të nga Prishtina të cilët luajnë në këtë garë si një konkurrent i vetëm, kanë zbuluar së fundmi se do të hiqnin dorë nga çmimi i madh në këmbim të një gjëje tjetër shumë të çmueshme për ta.

Në një bisedë e sipër me banorët gjatë darkës, DJ PM dhe Dagz treguan se do të hiqnin dorë nga fitorja për një pasaportë shqiptare.

Çmimi i madh i përcaktuar për fituesin e edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP është plot 100 mijë euro.

E gjithë situata ndodhi ndërsa Einxhel e ngacmonte Dagzin se a do të bënte të njëjtën gjë siç kishte deklaruar PM, që do të hiqte dorë nga çmimi për pasaportën.

Përndryshe, nga Big Brother VIP këtë të premte do të dalë më i votuar nga banorët në nominim, të cilët këtë javë janë gjithsej pesë: Antonela, Beniada, Meridiani, Monika dhe Valoni.

(Kosova Sot Online)