Lexoni edhe:
Nëna e Donaldit me porosi për djalin pasi e pa afër Beatrixit, ja pse nuk e donte Borën
Protagonistët e showbizit shqiptar e kanë shumë të vështirë që të flasin keq për kolegët. Ata më mirë preferojnë të heshtin në këto raste, sesa të prononcohen dhe t’u japin material mediave për ta thelluar akoma më shumë lajmin dhe arsyen e divergjencave mes artistëve.
Nëna e Donaldit me porosi për djalin pasi e pa afër Beatrixit, ja pse nuk e donte BorënLexoni edhe:
Megjithatë, ka edhe raste kur flitet troç dhe kjo ka ndodhur me kantautorin Elgit Doda. Producenti i njohur, gjatë pyetjeve provokuese që zhvillohen zakonisht nga emisione me tematika ‘showbizi’, nuk dihet nëse ra në grackën e gazetarit, apo deshi vetë të flitej për një lajm të tillë.
Gjatë intervistës, ai u pyet se “Cili është këngëtari ose këngëtarja që ti nuk do të bëje kurrë një këngë pasi mendon se nuk ka talent?”. Elgiti u përgjigj shumë shkurt pa u menduar gjatë, duke zgjedhur Encën.
“Enca është ajo që nuk ka talent”, tha ai duke shtuar se nuk kanë përputhshmëri në vokal. Po çfarë fshihet pas kësaj deklarate? Mbase ndonjë hatërmbetje e vjetër apo ndonjë përplasje mes tyre, e cila nuk u bë mediatike?
Po të kthehemi pas në kohë, ne do të gjejmë edhe bashkëpunime të Elgidit me Encën. “Call me Goddess” është një nga këngët hit të saj, e cila ka arritur në 6 vite nga publikimi mbi 25 milionë klikime, duke e fituar kështu statusin e një prej këngëve më të pëlqyera nga publiku.
Ajo është punuar nga kantautori Elgit Doda, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë këngëtarja. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur pas këtij bashkëpunimi që në sytë tanë rezultoi i suskesshëm, por në fakt paska pasur probleme mes artistëve.
(Kosova Sot Online)