Nga Dua Lipa te Gigi Hadid, grimierja shqiptare rrëfen “sekretet” e yjeve

  • G.G /
  • 06 December 2021 - 10:36
Nga Dua Lipa te Gigi Hadid, grimierja shqiptare rrëfen “sekretet” e yjeve

Daniela Zeqo është bërë mjaft e njohur në Itali, pasi kuron imazhin e personazheve të njohur. Ka punuar me emra të njohur si Giusi Ferreri, Lorenzo Fragola, Tiziano Ferro, Emma Marrone, Francesca Michielin, Biaggio Antonacci, Francesco Renga, Baby K dhe shumë të tjerë.

Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, Daniela tregoi disa nga “sekretet” e VIP-ave me të cilët ka punuar.

“Kendall Jenner nuk ka të njëjtin karakter si Gigi Hadid. Nuk ishte aq e sjellshme sa Gigi. Ava Max është një vajzë shumë e mirë, tipike shqiptare. Kam folur në telefon dhe me mamin e saj. Kur po i bëja grimin por fliste me mamin dhe ma kaloi. Ajo e fliste shumë mirë shqipen”, tha ajo.

Daniela ka treguar edhe për takimin me Dua Lipën.

Dua Lipën e kam takuar para disa vitesh kur nuk ishte kaq e famshme por e kuptova se do të bëhej një superstar.”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)