Florian Marku fotografohet me djalin e porsalindur: Kjo është ndjenja më e bukur në botë...

  • G.G /
  • 07 December 2021 - 10:40
Florian Marku fotografohet me djalin e porsalindur: Kjo është ndjenja më e bukur në botë...

Pak ditë më parë, boksieri shqiptar, kampioni i botës, Florian Marku ndau me mbështetësit e tij lajmin se ishte bërë baba dhe se emri i djalit do të ishte Matin.

Sot për herë të parë, Marku ka postuar foto me djalin e tij duke e shoqëruar me mbishkrimin sesa ndjesi e bukur është kur bëhesh prind.

“Ndjenja më e bukur në botë duke mbajtur në krahë djalin tim”, ka shkruar Marku në foton e publikuar në Instagram.

Sa i përket karrierës, boksieri vetëm dy javë më parë fitoi ndaj Jorick Luisetto në kuadër të IBF në kategorinë ‘walterweight’.

(Kosova Sot Online)