Mësuesi pushohet nga puna dhe shkak bëhet Britney Spears

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 14:36
Mësuesi pushohet nga puna dhe shkak bëhet Britney Spears

Një mësues është pushuar nga puna në një shkollë të mesme në Austin, Texas pasi u filmua duke kënduar “Toxic” nga Britney Spears. Në një video, mësuesi shihet duke kënduar këngën hit të vitit 2003 para nxënësve.

Një nxënës regjistroi një video të performancës, për të cilën mësuesi është përballur që atëherë me masa disiplinore. Atij iu kërkua të largohej pasi sipas bordit drejtues të shkollës “ai nuk po ndiqte praktikat më të mira të distriktit”.

Babai i djalit që regjistroi videon tha se incidenti ishte vërtet i çuditshëm, por shtoi se shkolla e trajtoi atë në mënyrë korrekte. “Ne ishim pak të mërzitur që një mësues zëvendësues nuk do të kujdesej për mësimin dhe thjesht do të bënte diçka për veten e tij. Dhe, po, mendoj se mësuesi duhet të ishte hequr nga klasa”, tha prindi. 

(Kosova Sot Online)