Flori Mumajesi ka një kërkesë publike për Eni Çobanin

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 16:44
Flori Mumajesi ka një kërkesë publike për Eni Çobanin

Flori Mumajesi dhe Anxhelina kanë vetëm katër ditë që kanë lancuar videoklipin e tyre më të ri, i cili përmban dy këngë “Anash x Doja”.

Këto dy projekte muzikore janë pëlqyer nga të gjithë, madje një mbështetje të madhe kanë marrë edhe nga personazhet e njohur, të cilët i kanë postuar në rrjetet sociale.

Më e fundit, është juristja Eni Çobani, që ka publikuar në Instastory një foto nga “Shihemi në gjyq” dhe e ka shoqëruar me këngën “Anash”.

Flori e ka ripostuar në profilin e tij, duke i shprehur edhe një kërkesë të veçantë dhe me plot humor për Enin.

“Pupupu shihemi në gjyq. Po munde Zonja Eni një seancë ndërmjetësimi me gjumin dua unë”, ka shkruar ai krahas fotos.

Image

(Kosova Sot Online)