Skandali i radhës: Drake ka fjetur me Kylie Jenner, publikohen mesazhet

  • G.G /
  • 08 dhjetor 2021 - 10:48
Skandali i radhës: Drake ka fjetur me Kylie Jenner, publikohen mesazhet

Reperi, Drake dhe modelja, Kylie Jenner dyshohet se kanë fjetur së bashku, shkak i këtyre thashethemeve  u bë nëna e fëmijës së tretë të basketbollistit Tristan Thompson, e cila nxori biseda në rrjetin social për të vërtetuar pretendimet e saj.

Mbrëmë, Maralee Nichols, e cila pretendon se ka një djalë me Tristan gjatë lidhjes së tyre të dashurisë, shkroi në rrjetin social “Instagram” se ylli i NBA-së e di se Drake ka fjetur me Kylien vitin e kaluar, e që për këtë gjë nuk i ka treguar reperit, Travis Scott.

“Ti the se kishe planifikuar të largoheshe nga Khloe… se nuk po funksiononte prej vitesh dhe se do tërhiqeshit nga NBA pas këtij viti madje ke planifikuar të largohesh nga Cali. Ti e di se Drake ka fjetur me Kylie vitin e kaluar, por ti nuk je aq burrë sa t’i tregosh Travis (Scott). Ja, natën e mirë njerëz. Më shumë nesër”, shkroi ajo.

“Unë nuk po hesht më. Nuk me interesojnë Kardashian që kërcënojnë me padi për shpifje. Janë kaq shumë gjëra të errëta të shtrembëruara, të paskrupullta që publiku nuk i di, por do t’i dijë. Së shpejti. Vetëm qëndroni koherent”, tha ajo.

Ajo ndau një pamje bisede, e cila dukej se ishte një mesazh privat nga ylli i basketbollit, ku shkruhej:

“A mund të ndaloni ju lutem? Ne mund të flasim për këtë si të rritur privatisht….lëre Doja dhe emra të tjerë jashtë kësaj. Do të jem në Hjuston për disa javë”.

Kjo vjen pasi u pretendua se Maralee, e cila ishte trajnerja personale e Tristanit, lindi djalin e tyre në fillim të kësaj jave.

Ajo e akuzoi atë se i ofroi asaj 75 mijë dollarë për të bërë një abort pasi ajo dyshohet se mbeti shtatzënë me fëmijën e tij.

Maralee postoi një foto të të porsalindurit  në Instagramin e saj duke mbishkrimin: “Së pari erdhi dashuria, pastaj erdhe ti , Angelou Kash Thompson”.

Kjo nuk është hera e parë që ka zëra për lidhjen e Kylie dhe Drake. Pasi edhe në nëntor të vitit 2019, u raportua se dyshja, të cilët njihen prej vitesh, kishin “ndjenja të ndërsjella për njëri-tjetrin” dhe mendohej se po takoheshin, pasi u panë së bashku në festën e 33-vjetorit të Drake.

(Kosova Sot Online)