Ky është detaji që nuk mungon asnjëherë tek veshjet e Elvana Gjatës dhe duket kaq bukur…

  • G.G /
  • 08 December 2021 - 13:39
Ky është detaji që nuk mungon asnjëherë tek veshjet e Elvana Gjatës dhe duket kaq bukur…

Nëse do të bëni një xhiro në Instagramin e Elvana Gjatës do të kuptoni se një nga akesorët e saj të preferuar janë kapelet. Të shumëllojshme, shumëngjyrëshe, të modeleve sportive apo klasike, Elvana ka ditur gjithmonë të guxojë me paraqitjen në skenë, setet fotografike dhe të përditshmen e saj.

Herë kapele me strehë, herë kapuça të ngrohtë  dhe disa herë kapele të mëdha që kanë mbuluar një pjesë së pamjes së Elvanës.

Nëse jeni në mëdyshje si të kombinoheni në ditë me diell si e sotmja apo ditë të vrenjtura e me shi, mjafton të shikoni të gjitha herët kur Elvana vuri një kapele në kokë dhe ia doli të merrte vëmendjen menjëherë!/

(Kosova Sot Online)