Edhe burri i Fjolla Morinës reagon për lidhjen e Donaldit me Beatrixin

  • G.G /
  • 09 December 2021 - 10:03
Edhe burri i Fjolla Morinës reagon për lidhjen e Donaldit me Beatrixin

Prej disa javësh, në median rozë po përflitet trekëndëshi i krijuar mes Bora Zemanit-Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Shumë janë pozicionuar krah moderatores, ndërsa të tjerë janë deklaruar pro lidhjes së sapokrijuar.

Nuk ka munguar as reagimi i bashkëshortit të këngëtares Fjolla Morina, Fisnik Syla.

Ky i fundit ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe ka shkruar:

“Ndëgjone vetëm zemrën tuaj. Të tjerët ne të flasin, kot e kan”!

Pak ditë më parë, reagoi edhe Fjolla, e cila i dilte në krah Beatrixit për ndjenjat e saj.

Përmes një storie në Instagram, Fjolla Morina ka shprehur mendimin e saj duke e mbështetur këngëtaren. Ai i ka bërë thirrje Beatrixit që mos ta lëshoj Donaldin.

(Kosova Sot Online)