Me një foto të veçantë, Romeo ka dy fjalë për Donaldin

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 16:10
Me një foto të veçantë, Romeo ka dy fjalë për Donaldin

Romeo Veshaj që nga hyrja e binjakut të tij Donaldit në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka treguar vazhdimisht mbështetje për të.

Romeo aktualisht e mban llogarinë e “Instagramit” të Donaldit, ku edhe i poston fotografi e video nga ajo se cfarë bën binjaku i tij në shtëpinë e famshme.

Së fundmi, ai i ka publikuar dy fotografi me Donaldin, njërën nga nata e spektaklit kur hyri ai në shtëpi dhe tjetrën nga fëmijëria, teksa ka shkruar një mesazh për të.

“Vetëm koha ndryshon, unë e ti jo”, shkroi Romeo.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

(Kosova Sot Online)