“Është e lumtur dhe mezi po pret”- Britney Spears po planifikon dasmën me të dashurin 27-vjeçar, por s’do të ftojë asnjë nga familjarët e saj

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 12:04
“Është e lumtur dhe mezi po pret”- Britney Spears po planifikon dasmën me të dashurin 27-vjeçar, por s’do të ftojë asnjë nga familjarët e saj

Britney Spears nuk do t’i ftojë familjarët në dasmën e saj. Sipas një burimi pranë këngëtares, ajo mezi pret të martohet me të fejuarin San Asghari dhe kanë nisur të planifikojnë dasmën.

Por në listën e të ftuarve, familjarët e yllit të popit do mungojnë.

“Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë jetën e saj”, u shpreh një burim. “Kanë filluar ta planifikojnë dhe ajo është shumë e lumtur që po merr këto vendime.”

Ndërsa shtoi: “Për momentin, në listën e saj, nuk ka asnjë familjar të ftuar në ceremoninë e martesës”.

ADVERTISEMENT

ADVERTISEMENT

Lajmet vijnë pas mori fund kujdestaria 13-vjeçare e babait të këngëtares, Jamie Spears, ndaj Britney.

Fituesja e Grammy dhe trajneri i saj personal 27-vjeçar, u takuan në xhirimet e videoklipit të këngëtares “Slumber Party” në vitin 2016 dhe u fejuan në shtator.

“Çifti zyrtarizoi sot marrëdhënien e tyre të gjatë”, konfirmoi menaxheri i Asghari, në atë kohë.

Këngëtarja ndau lajmin emocionues në Instagram, teksa publikoi një video ku tregonte unazën e saj dhe shkruante: “S’mund ta besoj.”

Përpara seancës me babain e saj në nëntor, një burim tha se “Asghari është personi të cilit Britney i besoj 100%”.

(Kosova Sot Online)