Kate Middleton zbulon pseudonimin me të cilin e thërrisnin shokët e klasës

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 15:03
Kate Middleton zbulon pseudonimin me të cilin e thërrisnin shokët e klasës

Siç tregon pseudonimi që i vinin në shkollë, ajo nuk ishte vajza më e këndshme.

Në një vizitë në shkollën e saj të vjetër, St. Andreës, në vitin 2012, Kate rrëfeu se dikur njihej si “Squeak” mes shokëve të klasës.

Sipas Mirror, Dukesha u ka rrëfyer studentëve se Squeak ishte emri i një prej derrave të shkollës. Natyrisht, as motra e saj, Pippa Middleton nuk e shpëtoi, e quanin Pip. “Pra, unë isha Squeak dhe motra ime ishte Pip,” zbuloi Kate.

Edhe pse Kate është e pakomplikuar dhe nuk ka ngurruar të tregojë këtë aspekt jo aq lajkatar të jetës së saj, duket se ajo nuk ishte shumë e njohur në shkollë.

Sepse pervec emrit të dërrit që kishin në shkollë, fjala ‘Squeak’ si nofkë përkthehet si dikush që të acaron shumë.

(Kosova Sot Online)