Këngëtarja shqiptare tregon se ende paragjykohet për martesën e saj

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 10:04
Këngëtarja shqiptare tregon se ende paragjykohet për martesën e saj

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi, ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në karrierën e saj personale dhe profesionale, duke cekur ndër to shkurtin e vitit 2013, kur edhe u zhvendos në Amerikë.

Ajo nisi një jetë të re në SHBA me partnerin e saj, Big D, duke lënë prapa biznesin e saj në Kosovë dhe karrierën e suksesshme si këngëtare.

E pyetur nga moderatorja Liberta Spahiu, se a mendon që është paragjykuar mbi këtë vendim të saj, Linda u shpreh që një gjë e tillë ka ndodhur, por asnjëherë s’e ka marrë afër zemrës.

“Mendoj që çdo mrekulli zgjat tri ditë. Normal ka komente, përshembull njerëzit kur më takojnë ose më shohin rrugës ka komente, flitet, më thonë ndoshta diçka, komplimente, sharje…këto vijnë me territorin”, ka thënë Linda.

(Kosova Sot Online)