EPIKE! Mbiemri i yllit botëror dhe versioni i ri i Covid janë fjalët më të vështira për t’u shqiptuar në 2021!

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 15:35
EPIKE! Mbiemri i yllit botëror dhe versioni i ri i Covid janë fjalët më të vështira për t’u shqiptuar në 2021!

Me siguri jeni hasur me emra të çuditshëm apo jo që mirë-shqiptohen lehtë dhe keni kërkuar në “google” të shihni versionin e saktë!

Nëse jeni munduar të shqiptoni tamam dhe nuk ia keni dalë me “Omicron” apo mbiemrin e yllit të popit Billie Eilish ju themi se s’jeni të vetmit.

Sipas “BBC” këto dy fjalë bëjnë pjesë në listën e fjalëve më të keq shqiptuara në vitin 2021 dhe kjo u bë e ditur nga një sondazh i përpiluar nga kompania amerikane e titrave, e cila përcaktoi se cilat fjalë dhe emra ishin më të vështirat për t’u shqiptuar për lexuesit e lajmeve dhe njerëzit në TV këtë vit.

Lloji i ri i koronavirusit Omicron, e emërtuar sipas shkronjës greke O, fjala duhet të shqiptohet ndryshe në varësi të faktit nëse jeni në MB ose në SHBA.

Ndërsa, mbiemri i Billie-t, Eilish thuhet se është “EIE-lish”.

(Kosova Sot Online)