Dua Lipa është e vetmja artiste femër që ka prekur këtë sukses në historinë e Spotify

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 16:35
Dua Lipa është e vetmja artiste femër që ka prekur këtë sukses në historinë e Spotify

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur.

Artistja shqiptare po prek majat e industrisë muzikore duke thyer rekorde me muzikën e saj.

Dy albumet e artistes së famshme qëndrojnë në 10-shën e albumeve më të transmetuara në historinë e platformës Spotify.

Image

Kjo e bën Duan të vetmen artiste femër që ka dy albume në “Top 10” të Spotify.

Ndërkohë, kujtojmë që 26-vjeçarja po përmbyll një vit tejet të suksesshëm, vetëm përgjatë këtij viti ajo fitoi të ardhur prej 55.2 milionë euro.

Image

(Kosova Sot Online)