Zbulohet “sekreti” i Dafina Zeqirit

  • A.P /
  • 13 December 2021 - 15:20
Zbulohet “sekreti” i Dafina Zeqirit

Këngëtarja, Dafina Zeqiri, pas publikimit të këngëve të albumit “Dafinë Moj”, ka nisur që disa prej tyre të ua publikoj edhe klipin.

Por, Dafina tani do të vij në një bashkëpunim me këngëtarin, Kastriot Rexha i njohur me nofkën Majk.

Kjo gjë u bë e ditur nga burimet  të cilat kanë konfirmuar se dyshja kanë finalizuar këngën e që së shpejti nisin xhirimet e klipit.

Në albumin e publikuar “Dafinë Moj”, këngëtarja pati duete me artistët më në zë të estradës dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

(Kosova Sot Online)