Fifi ka disa fjalë për Donaldin dhe Beatrixin

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 15:37
Fifi ka disa fjalë për Donaldin dhe Beatrixin

Këngëtarja, Filloreta Raçi e njohur si Fifi, pas largimit nga shtëpia e famshme ka vendosur që të kaloj kohë duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Fifi është pyetur për shumë gjëra dhe shumë pyetje të ndjekësve nuk i ka lënë pa përgjigje.

E pyetur se çfarë mendon për lidhjen e aktorit, Donald Veshaj me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, ajo ka vendosur që mendimin ta mban për vete.

“Nuk mendoj gjo… Ma mire ish mos me menu… Se masnej kryqëzohem dhe akuzohem që kam nevoje per vëmendje”, ka shkruar Fifi duke vendosur një emoji duke qeshur.

“Përveq kesaj tashme jam jashtë… E kthyer në jetën time normale. Tani zgjedh mendimin tim ta mbaje për vete”, shtoi ajo.

Image

(Kosova Sot Online)