“Shihja porno që nga mosha 11 vjeçe”, rrëfimi i këngëtares së njohur

  • G.G /
  • 15 December 2021 - 14:07
“Shihja porno që nga mosha 11 vjeçe”, rrëfimi i këngëtares së njohur

Këngëtarja e njohur, Billie Eilish, ka folur së fundmi në radio “Sirius XM” për varësinë e saj ndaj filmave pornografikë, varësi e cila ka nisur që nga mosha 11-vjeçare.

Ajo tha se pornografia është një turp dhe se i shkatërroi trurin duke u ndjerë jashtëzakonisht e shkatërruar që u ekspozuar aq shumë ndaj pornografisë.

“Mendoj se pornografia është një turp. Dikur shikoja shumë porno, të jem e sinqertë. Fillova të shikoja pornografi kur isha 11 vjeçe. Mendoj se me të vërtetë më shkatërroi trurin dhe ndihem jashtëzakonisht e shkatërruar që u ekspozova aq shumë ndaj pornografisë. Kisha makthe sepse disa nga përmbajtjet që shihja ishin kaq të dhunshme dhe abuzive”, tha ajo.

Eilish është e njohur për tekstet e saj shpesh të errëta. Në baladën “Male Fantasy” në albumin e saj të dytë “Happier Than Ever”, ajo këndon për të qenë vetëm në shtëpi dhe duke e shpërqendruar veten me pornografi, ndërsa kujton një marrëdhënie të prishur.

Billie Eilish

Image

Këngëtarja tha se tani është e zemëruar me veten që mendoi se ishte mirë të shikoje kaq shumë pornografi.

“Arriti në një pikë ku nuk mund të shikoja asgjë tjetër nëse nuk ishte e dhunshme. Isha e virgjër. Dhe kështu kjo çoi në probleme… Herën e parë që bëra seks, nuk u thashë jo gjërave që nuk ishin të mira. Ishte sepse mendoja se kjo ishte ajo që supozohej të më tërhiqte”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)