Don Xhoni ka një mesazh, pasi bëri 700 mijë ndjekës

  • G.G /
  • 16 December 2021 - 10:32
Don Xhoni ka një mesazh, pasi bëri 700 mijë ndjekës

Reperi Don Gjoni po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit

Pasi që zyrtarizoi lidhjen e tij me modelen Ariana Lirey, me të cilën vazhdon të shëtitet rrugëve të Dubai, ka pasur edhe një befasi sonte.

Ai ka mbledhur më shumë se 700 000 ndjekës në Instagram dhe për këtë ai ka dashur që të bëjë një falënderim të veçantë për të gjithë ata që e përcjellin këngëtarin.

““Faleminderit për 700 mijë. Zoti ju ruajt të gjithëve”, ka shkruar Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan isufi.

Po këto nuk janë befasitë e vetme të Don Xhonit.

Ai së shpejti pritet që të lansojë edhe një këngë në bashkëpunim me Butrin Imerin me titull “Corazon”. 

(Kosova Sot Online)