‘Njerëzve u pëlqen të ankohen’/ Me kë e ka Bebe Rexha?

  • G.G /
  • 16 December 2021 - 11:35
‘Njerëzve u pëlqen të ankohen’/ Me kë e ka Bebe Rexha?

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar një status, dedikuar njerëzve që vazhdimisht bëjnë ankesa, por nuk janë në gjendje të japin një përgjigje adekuate kur pyetën për mungesat e tyre.

“Njerëzve u pëlqen të ankohen, por më pas nuk dinë si t’ju japin një përgjigje më të mirë kur ju kërkoni një të tillë”, ka shkruar ajo në “Twitter”

Gjithashtu, Bebe ka ndarë edhe disa foto, ku shfaqet e veshur me një këmishë të kuqe me katrorë të zinj.

Sa i përket karrierës, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me David Guettën, “Family”, dhe të albumit “Better Mistakes” që e nxori në treg këtë vit.

https://www.youtube.com/watch?v=QfWhTXvvH2E&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)