Kush janë 89 këngëtarët kosovarë që iu ikën tatimeve ndaj shtetit

  • G.G /
  • 17 December 2021 - 10:51
Kush janë 89 këngëtarët kosovarë që iu ikën tatimeve ndaj shtetit

lir Murtezaj, drejtori i Administratës Tatimore në Kosovë ka folur për qytetarët që i shmangën tatimit.

Ndër ta, është pyetur edhe për estradën, për të cilët ai thotë se ‘paguan tatim sipas normave që përcaktohen me ligj për këtë aktivitet, ku vetëm në këtë periudhë Janar-Nëntor 2021 janë paguar 408,029 euro tatime dhe janë deklaruar 7.6 milionë euro qarkullim’.

Megjithatë ai thotë se nga ta ka pasur edhe gjoba, gjithsej 89 gjoba.

“Estrada kosovare paguan tatim sipas normave që përcaktohen me ligj për këtë aktivitet, ku vetëm në këtë periudhë Janar-Nëntor 2021 janë paguar 408,029 euro tatime dhe janë deklaruar 7.6 milionë euro qarkullim. Po ashtu, edhe tek kjo kategori kemi pas inspektime dhe si rezultat janë lëshuar 89 gjoba. Mirëpo, duhet theksuar fakti se kjo kategori e bizneseve nga viti 2020 deri më tani nuk është se kanë zhvilluar aktivitetin e tyre sikurse duhet, si shkak i masave anti COVID”, thekson Murtezaj.

(Kosova Sot Online)