Pse u ndanë J.Lo dhe Ben Affleck

  • A.P /
  • 17 December 2021 - 15:21
Pse u ndanë J.Lo dhe Ben Affleck

Ben Affleck ka zbuluar për herë të parë arsyen e ndarjes së tij me Jennifer Lopez, gati 20 vjet më parë dhe pse hezitoi që çifti të provonte sërish.

Ylli 49-vjeçar i "Tender Bar", diskutoi për jetën e tij të dashurisë gjatë një paraqitjeje në The Howard Stern Shoë, ku ai reflektoi mbi faktorët që çuan në ndarjen e tij me Lopezin në 2004.

Sipas Affleck, i cili ishte në lidhje me Lopez nga viti 2002 deri në 2004, fundi i marrëdhënies së tyre të parë u shkaktua pjesërisht nga vëmendja e madhe mediale.

"Unë do të thosha se vëmendja e medias ishte rreth 50 për qind e asaj që shkatërroi marrëdhënien tonë”, ka thënë aktori, sipas Entertainment Tonight.

“Ideja që njerëzit ju urrejnë dhe ju urrejnë së bashku dhe se të qenit bashkë është helm, e shëmtuar dhe toksike dhe gjëja në të cilën askush nga ne nuk dëshiron të jetë pjesë”, ka thënë Affleck.

Çifti, i cili u njoh në vitin 2002 në xhirimet e filmit Gigli, zbuloi se ishin fejuar në vitin 2003, përpara se ta anulonin fejesën një vit më vonë.

(Kosova Sot Online)