Aida Doçi publikon albumin “Aktor” në bashkëpunim me motrën e saj, Argjendën

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 15:07
Aida Doçi publikon albumin “Aktor” në bashkëpunim me motrën e saj, Argjendën

Ka qenë një vit produktiv për estradën shqiptare, shumë nga ta krahas këngëve të reja kanë lansuar edhe albume.

Një projekt të tillë së fundmi ka sjell edhe këngëtarja e njohur, Aida Doçi, këtë herë ajo ka bashkuar forcat me motrën e saj Argjendën.

Ato kanë publikuar albumin me titullin “Aktor”, i cili përbëhet nga gjithsej 12 këngë të zhanrit baladë, që tashmë gjenden në YouTube.

Albumi përfshin këngët: “Boni t’fala”, “Plaget i numroj”, “Zemra mu dridh”, “Po ti pse”, “Harrom”, “Kom dasht”, “Edhe un kam ndjenja”, “Lot ne sy”, “E lëndove zemrën”, “Aktor”, “Se meritova” dhe “U kry”.

“Të dashur miq albumi ynë i titulluar “Aktor” tashmë është publikuar dhe mund ta gjeni në Youtube, shpresoj ta pëlqeni, ju duam shumë”, ka shkruar Aida në postim për të njoftuar lansimin e albumit më të ri.

Ndërkohë, përveç albumit me motrën e saj, Aida ka qenë aktive edhe me disa projekte solo që i solli kohëve të fundit. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aida Doçi (@aidadoci1)

(Kosova Sot Online)