Djemt ‘rikthejnë’ skeqet e baballarëve me “Treshi Përsheshi 2022”

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 16:03
Djemt ‘rikthejnë’ skeqet e baballarëve me “Treshi Përsheshi 2022”

“Treshi Përsheshi” ishin ikona e humorit shqiptar, Leci, Cima, Qumili ishin treshja që gëzonin çdo zemër shqiptari me humorin e tyre gjatë periudhave më te vështira që kishte Kosova.

Pas një kohe, treshja pauzoi për shkak të disa problemeve shëndetsore që kishe i ndjeri Ibrahim Krajkova-Leci, në pamundësinë e rikthimit më si treshe.

Ndërkaq, para disa muajve humbi jetën edhe i ndjeri Rasim Thaçi-Cima, duke lënë kështu një boshllëk shumë të madh në humorin shqiptar.

Por, tashmë djemtë e treshes janë rikthyer per të risjellur humorin e baballarëve, e që popullit shqiptar i kishte munguar prej vitesh.

Bekim Krajkova, Artan Thaçi dhe Bim Radogoshi po sjellin copëzat e humorit të dikurshëm të “Treshi Përsheshit”, duke ringjallur kështu sadopak veprat dhe artin e ikonave të humorit.

(Kosova Sot Online)